Teatri është shtëpia ime
Intervistë e vitit 2009
Ai ka punuar si skenograf në skenat e teatrove, ku projekti i tij i fundit është skenografia e premierës së shfaqjes “Pamje nga ura”. Për të, teatri është më shumë se vetë jeta. Ai ka bashkëpunuar me shumë regjisorë, ku ka lënë një gjurmë të pashlyeshme si skenograf në skenat e teatrove. Megjithëse shpreh keqardhje që vitet kanë kaluar dhe ndoshta e kanë lodhur pak në profesionin e tij, ai thotë ende se teatri është shtëpia e tij.
Agim Zajmi lindi në Tiranë më 28 nëntor 1936. Ai përfundoi studimet e larta në pikturë dhe skenografi në vitin 1961 në Shën Petersburg, Rusi. Që nga viti 1961 ai punon si skenograf në Teatrin e Operës dhe Baletit, punon gjithashtu në Teatrin Kombëtar në Tiranë dhe herë pas here edhe në Teatrin e Shkupit dhe të Kosovës. Në vitin 1978, ai u emërua profesor në Akademinë e Arteve në Tiranë.
Ai ka prezantuar pikturat e tij në shumë vende të botës si: Francë, Itali, Egjipt, Angli, etj. Veprat e tij në pikturë ruhen në koleksionin e Galerisë së Arteve, por ato janë të shpërndara edhe në vende të ndryshme të botës. Si skenograf, ai ka marrë pjesë në shumë festivale ndërkombëtare të teatrove. Ai është fitues i shumë çmimeve kombëtare në pikturë dhe skenografi. Në vitin 1991, ai u nderua me titullin “Piktor i Popullit”.
Pyetje: Ju keni punuar gjatë në skenografi teatri, në cilin vit filluat karrierën tuaj si skenograf? …
Lexo me shumë në https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com, 2 nëntor 2021


