Ky artikull është publikuar fillimisht nga Gazeta Mapo më 14 mars 2026.
Lexoni publikimin origjinal : Mapo.al
Mësoni më shumë për Agim Zajmin në biografinë e tij.
Portreti: Jeronim De Rada
Piktori: Agim Zajmi
Viti: 1982
Teknika: Vaj në kanavacë
Vendndodhja: Galeria Kombëtare e Arteve
Agim Zajmi përjetësoi një nga figurat dhe atdhetarët më të shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Vetëm pak ditë më parë u përkujtua gazeta e parë në gjuhën shqipe, e themeluar nga Jeronim De Rada.
Ky portret kushtuar Jeronim De Radës, i realizuar në vaj mbi kanavacë, ndodhet në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Në mungesë të imazheve dhe fotografive të kohës për shkrimtarin dhe publicistin arbëresh, piktori ka arritur të krijojë më shumë se një portret, duke e bërë këtë vepër një ndër më të vizituarat.
Jeronim De Rada (29 nëntor 1814 – 28 shkurt 1903), i njohur gjerësisht si “babai i gazetarisë shqiptare”, themeloi dhe botoi gazetën e parë shqiptare, L’Albanese d’Italia. Përmes dijes dhe talentit të tij të rrallë, De Rada iu përkushtua çështjes kombëtare, duke kontribuar në zgjimin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Media e parë shqiptare në histori, e themeluar më 23 shkurt 1848 në Itali, vazhdoi misionin fisnik të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës shqiptare jashtë atdheut, duke mbajtur emrin e Jeronim De Radës.
Për informacione mbi veprat e disponueshme nga Agim Zajmi, ju lutemi na kontaktoni.


