agim zajmi website agim_zajmi_paintings
Mbushe jetën me emocione shqiptare
 
en gjuhen shqipe English language english Francais langue francaise Shqip
Do your comand for a Albanian painting here .
AGIM ZAJMISkenograf, piktor,
Skenografi me i vlerësuar ne teatrin shqiptar(mbi 300 skenografi)
Piktor i shquar shqiptar (rreth 800 vepra),
40 vjet profesor në Akademinë e Arteve të Bukura te Shqipërisë, President i "Shoqatës Mbarëkombëtare të artistëve figurative", "Artist i Popullit ", "Artist i Merituar", me titullin "Profesor" etj.


Lindi në Tiranë në datën 28 Nëntor 1936.

Studimet
Kryen studimet e larta për pikturë, skenografi-kostumografi në Akademine Imperiale te Arteve te Shen-Peterbourg studime që ai i mbaron në vitin 1961. Në të njëjtin vit fillon punë si skenograf në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe pak më vone punon kryesisht në Teatrin e Kombëtar të Tiranës. Ai punon shpesh edhe me teatrot kombetare te Prishtines ne Kosove, Shkupit ne Maqedoni dhe Malit te Zi. Dekan dhe profesor ne Akademine e Arteve te Shqiperise, ne Tirane

I angazhuar nga Akademia e Arteve te Shqiperise ne 1978, ai krijon degën e skenografise ku do te formohen me qindra skenografe shqiptare.
Ai dha mesim 40 vjet ne kete kateder.


Veprat
Veprat e tij aristike janë ekspozuar në shumë vënde të botës, si për shembull në France, Angli, Itali, Gjermani, Austri, Turqi, Greqi, Egjipt etj. Pikturat e tija në pikturë bëjnë pjesë në Koleksionin e Galerisë së Arteve Kombëtare (Tiranë) dhe në koleksione në vënde të tjera te botës.

Actualisht disa nga vepart e tija janë të ekspozuara ne sallën e pritjes (për delegacionet e huaja) në Kryeministrinë e Shqipërise.


Çmimet nderkombetare dhe kombetare


Është fitues i shumë çmimeve kombëtare në pikturë dhe skenografi.
Për merita si artist është nderuar:

> Fitues i çmimit KULT, 2008, Skenografi me i mire i vitit.

> çmim i pare ne pikture me pikturen "Fushë Kosova", 1989

> çmim i parë ne skenografi, me shfaqen "Gjenerali i ushtrise se vdekur", Prishtine,
festivali i Kragujevacit, 1976

> çmimi i pare ne Bjenalen e Rajsburgut, Poloni me shfaqen "Rinoceonti", E, Jonesko, 1996

> fitues i medaljes "Naim Frasheri", 1968

> çmim i dyte në pikturë me portretin e "Vasil Laçit", 1972

> çmim i dyte në pikturë me portretin e "Ganimet Tërbesha", 1981

> çmim i dyte në pikture me kompozimin e "Ded Gjo Luli", 1984

> çmimi "Alexander Moisiu", 1987

>"Artist i Merituar i Republikës së Shqipërise", titull i marre en 1975

>"Artist i Popullit të Republikës së Shqipërisë", titull i larte i marre ne 1991

> Në vitin 1995 i jepet titulli "Profesor" (për sherbimin ndaj popullit shqipëtar që ai ka dhënë duke përgatitur dhe nxjerë në jetën shoqërore shqipëtare, artiste dhe skenografë te rinj).

> 40 piktura dhe skenografi jane pjese e fondit kombetar te Galerise Kombetare te Arteve te Shqiperise.

Krijimtaria Shkencore-artistike

 

Eshte hartuesi i kapitullit "Problemet e skenografisë dhe komponenteve të saj" e perfshire ne vepren "Baza teorike e arteve figurative", i cili eshte tekst mesimor per studentet et Akademise se Arteve te Tiranes.

Mbron tezat shkencore dhe artistike si, zhvillimi i artit shqiptar, Universiteti i Algjerit dhe krijimtaria e piktorit Vangjush Mio, në Ankara, Turqi

presidence

Eshtë president i " Shoqatës mbarëkombëtare të Artistëve Figurativë" shoqatë që e ka qendrën në Tiranë, por që bashkëpunon me artiste në të gjitha anët e kombit shqipëtar (Kosovë, Maqedoni, Mal te Zi, Greqi dhe diasporë).


Mirenjohja kombetare

 

Mbi krijimtarinë e tij janë botuar libra të ndryshëm, jane bere intervista, dhe janë realizuar disa filma dokumentar, të transmetuar në televizionin kombetar dhe ato private.

- 1995, "Nje zë ne mikrofon", Radio Tirana, i ftuar Agim Zajmi, emision, 30 min (kliko ketu per te degjuar)

- 2004, "Blue - i ftuar Agim Zajmi", TV Klan, emision televiziv, 120 min

- 2005, Radio televizioni Shqiptar, "Teatri eshte shtepia ime", emision televiziv, 1h, realizuar nga Albet Minga

- nëntor 2000, "Profil - Agim Zajmi", Vizion +, emision televiziv, 30 min

- janar 2008, Televizioni ALSAT, "Takim Exclusif", emision televiziv 1h

- 2009, "Arratia e peshkut te kuq" me Agim Zajmin, NEWS24, emision televiziv, 30 min

- 2000, "Agim Zajmi, poet i skenes", liber, monografi nga Kudret Velça. Bibliogr. : f. 181-182. - L. 350, Tir. 800. Klasifikimi 75 .054 .071.1(496.5) (092) 929(496.5) [Zajmi, Agim] (biblioteka kombetare shqiptare) (biblioteka, "Marin Barleti", Shkoder)


Artikuj mbi agim zajmin

 

 

  • "Jam optimist për të ardhmen" - Intervistë me Agim Zajmin, Gazeta Art dhe Kuture, 2000, nr. 33, 13 dhjetor, f.5

  • "Ndihem komod mes të rinjve", Interviste me Agim Zajmi(skenograf dhe piktor), Gazeta 55. Nr. 279, 28 nëntor 2000, f. 20

  • "Duhet të jemi përcjellës të epokave" Interviste e Agim Zajmit, Gazeta Tema, Nr. 252, 22 - 23 prill 2001, f. 16 - 17
  • "Jetën dhe vlerat profesionale të babait të shumë skenografive shqiptare" artikull per Agim Zajmin, nga Profesor Kudret Velça dhe Kristaq Dhamo, Gazeta shqiptare, Nr. 1969, 5 shtator 2001, f. 12 - 13

  • "Skenografi që nuk bie erë art" (Skenografia televizive) Interviste me Agim Zajmin, Gazeta Shekulli, Nr. 280, 10 tetor 2001, f. 19, gazetare Admirina Peçi

  • "Agim Zajmi, poeti i skenës : Skenografia shqiptare e ka një emër. Ai shquhet për finesën e kualitetin e saj", Gazeta Shekulli, Nr. 272, 2 tetor 2001, f. 19

  • "Teatrit i kemi dhënë dashurinë : Intervistë me skenografin e Teatrit Kombëtar Piktorin e Popullit A.Zajmi" Revista Tema, Nr. 425, 9 nëntor 2001, f. 13

  • "Zajmi, skenografi që qëndis skenën : 65 vjetori i lindjes së Agim Zajmit", Gazeta 55, Nr. 304, 27 nëntor 2001, f. 18

  • "Agim Zajmi, 50 krijime, dhuratë për Beratin. Edhe për skenografinë e komedisë "Dua burrë" - Intervistë me skenografin Agim Zajmi, Gazeta Shekulli, Nr. 338, 8 dhjetor 2001, f. 21, gazetare Admirina Peçi

  • "Ekspozita, me syrin e një artisti : Piktori Agim Zajmi jep mendimet e tij për Ekspozitën Ndërkombëtare të Qeramikës", Gazeta Dita, Nr. 381, 14 mars, 2002, f. 14, gazetar Admirim Domi

  • "Mendime rreth monografisë "Agim Zajmi - poet i skenës me autor Kudret Velçën", Gazeta Illyria, V. 12 Nr. 1114, 15-18 shkurt 2002, f. 34

  • "Më kënaq llogaria e jetës"- 67 vjetori i lindjes së skenografit Agim Zajmi, Gazeta Dita, Nr. 962, 29 nëntor 2003, f. 19

  • "Arti është oqean ku mund të notojnë të gjithë : Rrëfen piktori Agim Zajmi", Gazeta Koha jonë, Nr. 358, 29 dhjetor 2003, f. 21, gazetar Baxhul Merkaj

  • "Arti është një oqean, ku mund të notojnë të gjithë" interviste me Agim Zajmin, Gazeta Dita, Nr. 1254, 20 shtator 2004, f. 19, gazetarë Baxhul Merkaj dhe Albert Z. Zholi

  • "Zajmi njeriu që i dha frymë, skenës : Agim Zajmi - skenograf", Gazeta Dita, Nr. 1254, 20 shtator 2004, f. 18, gazetarë Baxhul Merkaj dhe Albert Z. Zholi

  • "Kam besim te brezi i ri", intervistë me skenografin Agim Zajmi, Gazeta 55, Nr. 8, 14 janar 2005, f. 16

  • "Vepra e dobët të lodh shumë", intervistë me skenografin Agim Zajmi, Gazeta Dita, Nr. 1351, 7 janar 2005, f. 19, gazetare Anila Çuli

  • "Arti i mëson njerëzit si ta shohin realitetin", intervistë me skenografin dhe piktorin Agim Zajmi, Gazeta Sot, 30 prill 2006, f. 18 - 19, gazetare Genta Kondi

  • "Agim Zajmi: Veprat shiten vetëm për gëzime e hidhërime", Gazeta Korrieri, Nr. 283, 14 tetor 2006, f. 22, gazetare Anisa Ymeri

  • "Agim Zajmi piktori i kozmosit kombëtar", Gazeta Kult nga çelësi, Nr. 168, 6 dhjetor 2006, f. 14 - 17, gazetare Milena Selimi

  • "Agim Zajmi "Piktor i Popullit" ish student i Shën Petërburgut",Gazeta Monitor, Nr. 13, 4 prill 2007, f. 52 - 53, intervistues Ylli Drishti

  • "Mëshirë për vetveten ose "puthja e djallit" : drama "Pamje nga ura" në Teatrin Kombëtar", Gazeta Shqip. - Nr. 325, 27 nëntor 2007, f. 28 - 29, gazetar Josif Papagjoni

  • "Pamje nga ura" - realizim artistik dinjitoz në Teatrin Kombëtar", Gazeta 55, Nr. 1, 5 janar 2008, f. 14 - 15, regjizor Albert Minga, skenograf Agim Zajmi, gazetar Mexhit Prençi

  • "Kosova, motivi i përhershëm i pikturave të mia : me skenografin dhe piktorin Agim Zajmi", Gzeta 55, Nr. 28, 1 shkurt 2008, f. 15, gazetare Eralda Kenaj

  • "Rrobat e kujtesës : ekspozohen në hollin e Teatrit Popullor kostumet e disa
    personazheve legjendarë të skenës shqiptare", interviste me Agim Zajmin, Gazeta Shekulli, Nr. 2609, 17 prill 2009, f. 18 - 19, gazetare Yllka Lezo

  • "Piktura dhe Skenografia nuk ndahen", interviste me Agim Zajmin, Gazeta Koha Jone, 14 Nëntor 1996, gazetare Mimoza Dervishi

  • "Artisti për nga natyra ështe i çliruar", gazeta Zëri, 19 tetor 1991, gazetar Arsim Kajtazi

  • "Që vepra te mos i friksohet kohes", gazeta Tribuna, 26 dhjetor 1995, gazetar Baxhuk Merkaj

  • "Skenografia eshte regjizure me vete", gazeta Flaka e vellazerimit, 4 tetor 1991, gazetar Naxhi Ndoci

  • "Kam dashur dhe dua qe ne artin tim te flas shqip", gazeta Art-Kulture, Nr.1, 1999, gazetar Florian Sllatina